Ligjërues në vebinar ishin: Prof. Dr. Adrian Besimi, Prof. Dr. Gadaf Rexhepi dhe eksperti nga industria z. Viktor Stevkovski.
“Kjo, nuk është hera e parë që në UEJL mbahet një seminar online, por pjesëmarrja e studentëve ishte dukshëm e shtuar, në kushte kur i tërë procesi mësimor mbahet nga distanca.”, tha Prof. Dr. Azir Aliu.
Studentët patën mundësi të mësojnë nga përvoja 15 vjeçare z. Stevkovski, lidhur me mënyrat me efikase të fillimit të një kompanie start-up, për vështirëitë dhe përparësitë, si dhe për krijimin e mjedisit dhe rrjeteve të kompanie startup.
