Projekti CEnTOUR (Circular Economy in Tourism- Ekonomia rrethore në turizëm) bënë implementimin e një skeme të ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes për NVM-të e sektorit të turizmit në 5 vende evropiane dhe vendet COSME - Italia, Spanja, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Greqia. Projekti, do të bëjë që ndërmarrjet të arrijnë nivele të ndryshme të inovacioneve të ekonomisë rrethore brenda një perspektive të sistemit të tranzicionit, duke përcjellë zgjidhje që janë pjesërisht NVM, por gjithashtu përpiqet të tejkalojë nivelin e vetëm të sistemit të NVM-ve, veçanërisht përmes zinxhirit të furnizimit të kundërt dhe simbiozës. Kjo do të ndihmojë NVM-të që të zhvillojnë marketing efektiv dhe aftësi promovuese që ushtrojnë ndikim në faktorin e tyre të qëndrueshmërisë.
Fillimi i projektit është planifikuar më 16 shtator 2020 dhe aktivitetet operative do të zhvillohen në 3 vitet e ardhshme. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 1.329.404 euro.
