Komiteti Ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot (29.04.2020), mbajti mbledhjen e radhës, ku u diskutua për disa çështje të rëndësishme për Universitetin. Mes tjerash, Komiteti miratoi edhe Raportin për vetëvlerësim për vitin akademik 2018-19.
Komiteti vlerësoi se ky raport është shumë mirë i strukturuar dhe se jep të gjitha informacionet e nevojshme për Universitetin. Komiteti e falënderoi Komisionin për punën e bërë gjatë përgatitjes së këtij raporti, voluminoz dhe përmbajtësor.
