Anëtarët e ri të nominuar nga Senati në Bordin e Universitetit janë: Prof. Dr. Visar Shehu, Prof. Dr. Veli Kreci dhe Prof. Dr. Veronika Kareva.
Anëtarët e Bordit të Universitetit zgjidhen nga Bordi në momentin e përfundimit të mandatit të anëtarëve të mëparshëm. Në raste të veçanta të ndërprerjes së parakohshme të mandatit të anëtarit, Bordi mund të zgjedhë një anëtar të ri. Mandati i anëtarit të ri zgjat deri në mbarimin e afatit të anëtarit të mëparshëm.
Bordi përbëhet nga shtatë anëtarë, prej të cilëve: dy anëtarë ndërkombëtarë, tre anëtarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarë të stafit të Universitetit me orar të plotë pune, të zgjedhur nga Senati dhe dy anëtarë të bashkësisë shoqërore.
