COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Donacion i UEJL-it dhe USAID-it për Kryqin e Kuq

Donacion i UEJL-it dhe USAID-it për Kryqin e Kuq

Universiteti i Evropës Juglindore , të premten (12 qershor) , i dhuroi Organizatës së Kryqit të Kuq të Maqedonisë në Shkup, veturën Jeep Compass 2.2 CDR Sport 4X2, e cila deri tani është përdorur në kuadër të projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në shikime. Kryqi i Kuq ka qenë partner lokal i projektit, i cili do të vazhdoj me aktivitetet për përfundimin e projektit. Universiteti i Evropës Juglindore, të gjitha pajisjet e përdorura deri më tani në kuadër të projektit pritet t’ua dhuroj institucioneve që i shërbejnë komunitetit, si shkolla, ordinanca, etj.

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon me realizimin e partneritetit të suksesshëm me USAID-in, duke hulumtuar edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit me këtë organizatë të rëndësishme dhe partnere e Universitetit në realizimin e shumë projekteve në të kaluarën, projekteve aktuale dhe atyre në të ardhmen.

Google+