Me pjesëmarrjen e tyre, ngjarjen e nderuan dy folës të njohur, Mrs. Marilyn Saks-McMillion (znj. Merilin Saks – MekMillion), ndihmësdrejtor dhe zyrtare e lartë e Programit të Shkëmbimit të Vizitorëve në Qendrën Botërore të Mësimit në Uashington dhe z. Gazmend Iljazi, koordinator i Shkëmbimit dhe Alumnive në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Përkushtimi, ndarja e përvojës në zhvillimin profesional në cilësinë e ALUMNI-ve të bibliotekistëve nga dhjetë vende të ndryshme të botës, si dhe diskutimi për projekte të tjera të përbashkëta në të ardhmen, bënë që kjo tryezë e rrumbullakët online të jetë shumë e suksesshme.
Në cilësinë e nikoqires, tryezën e udhëhoqi Elmedina Abdullahi, përgjegjëse e Bibliotekës Universitare “Maks va nder Shtul”.
Mbajtja e kësaj tryeze rastisi me 4 korrikun- Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve dhe në shenjë respekti dhe mirënjohje ndaj Departamentit të Shtetit për mundësitë që ofron, pjesëmarrësit në mënyrë virtuale e festuan këtë datë të rëndësishme të SHBA-ve.
