COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Instituti Kërkimor “Max van der Stoel” fitues i grantit të Komisionit Evropian, në suaza të programit Erasmus+ për partneritetet strategjike në arsimin e lartë

Instituti Kërkimor “Max van der Stoel” në Universitetin e Evropës Juglindore është fitues i grantit të Komisionit Evropian, në suaza të programit Erasmus+ për partneritetet strategjike në arsimin e lartë. Ky grant është ndarë për realizimin e projektit me akronimin URA: Ngritja e urave të ndershmërisë midis arsimit të lartë, biznesit dhe shoqërisë (BRIDGE: Bridging Integrity in Higher Education, Business, and Society), i cili do të fillojë në shtator të këtij viti.

Projekti URA (BRIDGE) mëton të zhvillojë burime të reja arsimore, të hapura dhe inovative për trajtimin e duhur të çështjeve të ndershmërisë akademike në kërkime, biznes dhe shoqëri midis studentëve në studimet pasuniversitare e të doktoraturës, si dhe mentorëve të tyre. Duke e pasur parasysh që shpërdorimet në kërkime bëhen kryesisht nga studentët në studimet pasuniversitare dhe ata të doktoraturës në institucionet e arsimit të lartë, kur ata rëndomë fillojnë të hulumtojnë, përpjekja parësore për ndershmërinë akademike e atë kërkimore duhet të drejtohet pikërisht kah ata, si studiues të ardhshëm që janë në fillet e karrierës së tyre.

Udhëheqës i konsorciumit të projektit të përbërë nga gjashtë institucione evropiane, do të jetë një nga universitetet kërkimore të ranguara më lart në botë, Universiteti i Upsalës në Suedi.

Partnerët e tjerë të projektit janë: Universiteti i Evropës Juglindore (Maqedoni e Veriut), Universiteti Mendel (Bërno, Çeki), Universiteti Teknik Nacional Kherson (Ukrainë), Qendra Lituaneze për Kërkime Sociale (Lituani), Zyra e Avokatit të Popullit për Etikën dhe Procedurat Akademike e Republikës së Lituanisë (Lituani).

Projekti do të zgjasë tre vjet.

Google+