Lajmet e fundit
-
U promovua libri “Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e Shtetit” i autorit Mahi Nesimi
12 qershor 2019Publicisti, politikani dhe gazetari Mahi Nesimi, sot (12 qershor 2019) në Universitetin e Evropës Juglindore e promovoi librin e tij të pestë “Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e Shtetit”. Të pranishëm ishin ish politikanë, ambasadorë, publicistë, bashkëveprimtarë, staf i Universitetit dhe mysafir të tjerë.
-
Profesorë dhe përfaqësues të Sekretariatit të Përgjithshëm debatuan për promovimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve
11 qershor 2019“Ngritja e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve”, ishte tema tryezës së rrumbullakët, që i tuboi sot (11 qershor 2019), përfaqësuesit e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, menaxhmentin dhe profesorët e Universitetit të Evropës Juglindore, për të diskutuar çështje të rëndësishme të zbatimit të Ligjit të përdorimit të gjuhëve.
-
Delegacioni iranian vizitoi UEJL-në
10 qershor 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti sot (10 qershor 2019), në UEJL-Shkup priti në takim një delegacion nga Republika e Iranit, në përbërje: z. Sejed Zija Hashemi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Iranit (IRNA), drejtorin e lajmeve të kësaj agjencie, Dariush Xhahanbin dhe Sh. T. Hossein Karimi, ambasador i Iranit në Maqedoninë e Veriut.
-
Diplomoi gjenerata e pesëmbëdhjetë e absolventëve të UEJL-së – shpresë dhe krenari për të ardhmen
8 qershor 2019Mes shpresës, krenarisë dhe ëndrrave për të ardhmen, në praninë e prindërve, profesorëve dhe mysafirëve të shumtë, absolventët e gjeneratës së pesëmbëdhjetë të Universitetit të Evropës Juglindore, sot (8 qershor 2019), mbajtën ceremoninë e tyre të promovimit.
-
Tryezë e rrumbullakët për krimin financiar dhe përforcimin e mekanizmave për hetime financiare
7 qershor 2019Në kuadër të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot (7 qershor 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, u mbajte tryeza e rrumbullakët e grupit punues për Kapitullin 24, me temë: “Në ndjekje të parave: përforcimi i mekanizmave për hetime financiare”.
-
Profesori Paul Koku mbajti ligjëratë për ripozicionim përmes përsosmërisë në hulumtim dhe mësimdhënie
7 qershor 2019Profesori Paul Koku nga Universiteti i Floridës, të enjten (6 qershor 2019) me fillim në orën 13:00, mbajti ligjëratë/punëtori me stafin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë .
-
U mbajt diskutim për librat Namaste
5 qershor 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (5 qershor 2019), u mbajt diskutimi për librat Namaste dhe çështjen e ndërtimit të një qytetarie globale përmes promovimit të diversitetit si vlerë.
-
Rektori Bexheti: Ne i motivojmë studentët për aktivitete të ndryshme studimore, por duhet të kenë kujdes në metodologjinë e hulumtimit
31 maj 2019Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Denis Farington, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Arjon Fejzullahu dhe kryetarja e Klubit Feminist, Rita Behadini, sot (31 maj 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore mbajtën konferencë për gazetarë për të sqaruar rastin e publikimit të rezultateve të anketës, e cila në opinion ngriti shqetësime për diskriminim dhe keqpërdorim të pozitës profesor – studentë.
-
Studentë polak vizituan UEJL-në
29 maj 2019Studentë polak vizituan UEJL-në
-
Profesori Fullbrajt , Dan Fellner mbajti ligjëratë për rëndësinë e mediave të lira zhvillimin e demokracië
29 maj 2019Profesori Fullbrajt , Dan Fellner mbajti ligjëratë për rëndësinë e mediave të lira zhvillimin e demokracië
-
Në UEJL u mbajt tryezë e rrumbullakët për arsimimin multikulturor si një mënyrë për të rritur kohezionin social dhe mundësitë e barabarta
29 maj 2019Të martën (28 mars 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare (KLPK-së), organizoi tryezë të rrumbullakët, ku u diskutua për arsimimin multikulturor, si një mënyrë për të rritur kohezionin social dhe mundësitë e barabarta.
-
Rektori Bexheti takoi guru-në në fushën e inteligjencës artificiale Prof. Peter Robinson nga Universiteti i Kembrixhit
29 maj 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të martën (28 maj 2019), e takoi Prof. Peter Robinson nga Universiteti i Kembrixhit (Mbretëria e Bashkuar)), i cili është njëri ndër guru-të në fushën e inteligjencës artificiale/robot ikës se implementuar dhe kompjuterëve afektiv.
-
Debat i Klubit Feminist për diskriminimin gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë - UEJL e gatshme të hetoj çdo rast të mundshëm
27 maj 2019Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor , sot (27 maj 2019), në debatin e mbajtur në UEJL, prezantoi disa nga rezultatet e projektit të titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.
-
Punëtori për shfrytëzimin e burimeve elektronike të EBSCO-s
20 maj 2019Punëtori për shfrytëzimin e burimeve elektronike të EBSCO-s
-
Panel diskutimi për rolin e institucioneve arsimore në tejkalimin e mospërputhjeve në tregun e punës
20 maj 2019Panel diskutimi për rolin e institucioneve arsimore në tejkalimin e mospërputhjeve në tregun e punës
-
Donacion i librave për Qendrën e Gjuhëve
20 maj 2019Donacion i librave për Qendrën e Gjuhëve
-
Rektori Bexheti mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare për sfidat e njerëzimit në Podgoricë të Malit të Zi
17 maj 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore dyditore, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi, në bashkëpunim me Akademinë Botërore të Arteve dhe Shkencës (WAAS- Drejtori gjeneral Akad. Garry Jacobs) dhe Akademinë Evropiane të Shkencës dhe Arteve (EASA - Presidenti Felix Unger).
-
Prorektorja për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare Prof. Dr. Besa Arifi mori pjesë në Takimin e Shtatë të Konsorciumit të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore
17 maj 2019Prorektorja për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare Prof. Dr. Besa Arifi mori pjesë në Takimin e Shtatë të Konsorciumit të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të mbajtur në Universitetin Perëndimor të Timishoarës, Rumani.
-
Profesorë nga Sllovakia e vizituan UEJL-në
17 maj 2019Në kuadër të Programit Erasmus + të Komisionit Evropian, katër anëtarë të stafit akademik nga Universiteti i Zhilinës (Sllovaki) vizituan Qendrën e Gjuhëve më 14 dhe 15 maj 2019.
-
Bujar Osmani: UEJL shtylla kryesore e ekspertizës në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut
16 maj 2019“Ju si universitet më evropian jeni shtylla kryesore e ekspertizës në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, kështu tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së i angazhuar për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, të enjten (16 maj 2019), gjatë ligjëratës për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, me temë “Integrimi në BE". Ai, tha se paraprakisht ka realizuar një takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin ka biseduar për angazhimin e ekspertëve si resurse kryesore në ekipet profesionale, duke çmuar lartë ekspertizën e kuadrit të Universitetit të Evropës Juglindore.