Lajmet e fundit
-
Maturantë të Gjimnazit "Zenel Hajdini" të Gjilanit e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë
16 maj 2019Maturantë të Gjimnazit "Zenel Hajdini" të Gjilanit, të mërkurën (15 maj 2019), vizituan kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore.
-
Profesorët nga Universiteti Xhiatong e vizituan UEJL-në
15 maj 2019Një delegacion i Universitetit Xhiatong (Jiaotong) i përbërë nga profesorët Wu Xuan (pergjegjese e Zyrës së regjistrit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare), dhe Fan Dan (curriculum development) sot (15 maj 2019) qëndruan në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Ligjëratë për ndërmarrësinë në shekullin 21 me Paul Sergius Koku – Anëtar i Akademisë për Marketing në Florida
14 maj 2019Të martën (14 maj 2019), kishim nderin të kemi si ligjërues profesorin e Kolegjit të Biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtarin e Akademisë për Marketing, Prof. Dr. Paul Sergius Koku, i cili para studentëve dhe stafit të UEJL-së, mbajti ligjëratë për ndërmarrësinë në shekullin 21.
-
Prorektorja për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi mori pjesë në punëtorinë e AEU-së për Vlerësimin e Hulumtimeve në Tranzicionin për Shkencën e Hapur
14 maj 2019Prorektorja për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi mori pjesë në punëtorinë e AEU-së për Vlerësimin e Hulumtimeve në Tranzicion për Shkencën e Hapur, e organizuar nga Asociacioni Evropian i Universiteteve në Fondacionin e Universitetit në Bruksel.
-
Blerand Rustemi, student i UEJL - së fitues i vendit të dytë në garat e oratorisë në Manastir
13 maj 2019Garat e oratorisë u organizuan nga Lëvizja Evropiane dhe u mbajtën në Universitetin “Shën. Kliment Ohridski” në Manastir, në kuadër të Ditës së Evropës, me temë: “Të rinj aktiv, demokraci e gjallë”.
-
Profesor Hasan Jashari mbajti ligjëratë në Universitetin e Zagrebit
13 maj 2019Në kuadër të Projektit Erasmus + plus profesori Hasan Jashari ka qëndruar në Universitetin e Zagrebit, ku ka mbajtur ligjërata për studentët e këtij fakulteti.
-
Punëtori për klinikën ligjore
10 maj 2019Të enjten (09.05.2019), para studentëve të Fakultetit Juridik u mbajt punëtoria lidhur me klinikën ligjore, e cila është pjesë e projektit “Prej aksionit deri te të drejtat e barabarta të Romëve i financuar nga Bashkimi Evropian”.
-
Filloi “Java e filmit” organizuar nga biblioteka universitare
9 maj 2019Filloi “Java e filmit” organizuar nga biblioteka universitare
-
Takim për krijimin e Rrjetit Ballkanik të Bioetikës
9 maj 2019Sot (9 maj), Prof. Dr. Mentor Hamiti, Udhëheqës i Njësisë së Maqedonisë së Veriut (Universiteti i EJL-së Tetovë) i Rrjetit Ndërkombëtar të Kryetarit të UNESKO-s në Bioetikë (Haifa) dhe Drejtorit të Kampusit të UEJL-së në Shkup, Prof. Veland Ramadani patën një takim me Prof. Ivica Kelam, Udhëheqës i Njësisë Kroate (Osijek), Dr. Miftar Zenelaj, Shef i Qendrës Spitalore dhe Universitare Klinike të Kosovës dhe Prof. Dejan Donev, Udhëheqës i Njësisë së Maqedonisë (Shkup, FZF).
-
Juristi amerikan Stefan Herm ligjëroi për rolin e gjykatësve, prokurorëve publikë dhe avokatëve në SHBA
8 maj 2019Sot (8 maj) në UEJL-Shkup, juristi amerikan, Stephen Herm nga SHBA-të, për studentët e Fakultetit të Drejtësisë mbajti ligjëratë me temë: “Roli i gjykatësve, prokurorëve publikë dhe avokatëve në sistemin juridik të SHBA-ve”.
-
Nxënës nga Turqia, Çekia, Bullgaria dhe Portugalia e vizituan UEJL-në
8 maj 2019Në kuadër të programit Erasmus + nxënës nga shkollat e mesme dhe profesorët e tyre nga Turqia, Çekia, Bullgaria dhe Portugalia, po qëndrojnë në Gjimnazin “7 Marsi” të Tetovës.
-
Studentët e drejtësisë në vizitë studimore në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së
8 maj 2019Studentët e drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore, të shoqëruar nga Doc. Dr. Blerton Sinani, realizuan një vizitë mësimore praktike në Qeverinë e RMV-së, ku në një atmosferë pozitive u mirëpritën nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Suhejl Fazliu dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të tij.
-
Mirë se ktheheni në Alma Mater - UEJL
7 maj 2019Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), po e rikthen "trurin" e gatuar në aulat e veta dhe të zhvilluar në universitetet më prestigjioze të botës. Alumnusi i Universitetit tonë, Dr. Mennan Selimi i kthehet UEJL-së jo si student, por si hulumtues i mirëfilltë.
-
Në UEJL u mbajt debat për shtypin e lirë
6 maj 2019Gazetarë të njohur ishin pjesë e panelit me temë: "Shtypi i lirë - faktor kyç në zhvillimin e një shoqërie demokratike", që u mbajt sot (6 maj 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias. Paneli u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit-Departamenti i Shkencave të Komunikimit.
-
Delegacioni i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit mori pjesë në programin Shkencë dhe Teknologji - Shkëmbim Kulturor të Universitetin Lanzhou Jiaotong në R.P. të Kinës
6 maj 2019Nga 22 deri më 25 prill 2019, delegacioni i Universitetit të Evropës Juglindore të Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit Lanzhou Jiaotong të Republikës Popullore të Kinës, të organizuar nga Zhang Guojin, dekani i Shkollës së Edukimit Ndërkombëtar, mori pjesë në Programin Shkencë dhe Teknologji-Shkëmbim Kulturor të nisur si një seri aktivitetesh shkëmbimi akademik në Universitetin Lanzhou Jiaotong.
-
U mbajt Konferenca e Tretë Rajonale e Studentëve të Fakultetit të Drejtësisë
3 maj 2019Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, të premten (3 maj 2019), e mbajti Konferencën e Tretë Rajonale Shkencore me studentët e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve me temë "Juristet e rinj dhe ardhmëria e së drejtës".
-
Profesorë universitarë dhe përfaqësues të OJQ-ve nga Graci i Austrisë e vizituan UEJL-në
3 maj 2019Të enjten (2 maj), në kampusin e UEJL-së, në Tetovë qëndroi për vizitë një delegacion i përbërë nga më shumë profesorë universitarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Graci i Austrisë, të cilët momentalisht gjenden në një vizitë studimore për edukim politik në Maqedoninë e Veriut.
-
Takim i përbashkët i përfaqësuesve të UEJL-së dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit nga Mitrovica
3 maj 2019Sot (3 maj 2019), në kampusin në Shkup, përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore, të udhëhequr nga prorektorja për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi dhe përfaqësues të Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit-Mitrovicë (Republika e Kosovës), realizuan një takim të përbashkët në drejtim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë, kryesisht në këmbimin e përvojave dhe risive të zbatueshme në mësimdhënie, projekteve të BE-së, bashkëpunimit me industrinë, etj.
-
Takim i rektorit Bexheti me përfaqësues të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit nga Mitrovica
26 prill 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti realizoi një takim me delegacionin e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, të udhëhequr nga drejtorja Prof. Mihone Kerolli Mustafa, shefin e Departamentit të Administrimit Publik, Bujar Gallopeni dhe shefin e Departamentit të Burimeve Njerëzore, Gëzim Idrizi.
-
Studentët e UEJL-së në aksion për Tetovën e pastër dhe të gjelbër
26 prill 2019“Për Tetovën e pastër dhe të gjelbër” ishte motoja e aksionit që Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore, e mbajti sot (26 prill 2019), duke pastruar rrugën nga hapësira para hyrjes së Universitetit deri në qendër të Tetovës.