Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Debat i Klubit Feminist për diskriminimin gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë - UEJL e gatshme të hetoj çdo rast të mundshëm

Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor , sot (27 maj 2019), në debatin e mbajtur në UEJL, prezantoi disa nga rezultatet e projektit të titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.

Prezantimi u realizua në kuadër të tryezës së rrumbullakët me të njëjtën temë ku panelistë ishin Prof. Dr. Besa Arifi, Ahmed Qazimi dhe Safet Neziri.

Klubi Feminist i prezantoi të dhënat nga hulumtimi i kryer nga ana e tyre mbi diskriminimin gjinor, ku studentë nga tre universitete i kanë dhënë përgjigjet e tyre. Sipas sqarimit të përfaqësuesve të këtij klubi, të anketuarit janë pyetur mes tjerash edhe për formën e diskriminimit gjinor me të cilën janë përballur. Te anketuarit kanë përmendur disa raste të keqpërdorimit të pozitës dhe raportit profesor-student duke kërkuar mes tjerash edhe shërbime seksuale në këmbim të notës.

Universiteti i Evropës Juglindore është i gatshëm që të hetoj çdo rast të mundshëm të kësaj natyre, por njëherit thekson që duhet në fillim të verifikohet edhe vetë besueshmëria e metodave të hulumtimit dhe rezultateve të prezantuara.

Universiteti i Evropës Juglindore i inkurajon studentët që të denoncojnë çdo rast, që ka të bëjë me çdo lloj keqpërdorimi në Universitet.

Për këtë arsye çdo denoncim i tillë, do të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, por kjo duhet të bëhet duke i verifikuar faktet dhe duke e respektuar në skajshmëri dinjitetin dhe privatësinë e të gjitha palëve të përfshira. Universiteti në kuadër të rregulloreve dhe politikave të veta ka paraparë një sërë mekanizmash juridikë dhe administrativë për mbrojtje nga diskriminimi dhe nga keqpërdorime të ndryshme të cilat në çdo kohë është i gatshëm t'i zbatojë. Universiteti deri më tani nuk ka pranuar ndonjë denoncim për vepër të këtillë ndaj asnjë profesori.

Google+