Prof. Dr. Paul Sergius Koku është ligjërues në Kolegjin e Biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtar i Akademisë për Marketing. Nga perspektiva e tij personale dhe profesionale, Koku ligjëroi për karakteristikat e ndërmarrësisë, në veçanti për mënyrat e kalimit të barrierave dhe rreziqeve që hasen në shekullin 21.
Në fund të prezantimit u zhvillua një diskutim dinamik i studentëve dhe stafit të UEJL- së, rreth vështirësive me të cilët ballafaqohet aktualisht ndërmarrësia, gjë që rezultoi me sugjerime konkrete për ta.
Kjo ligjëratë u mbështet nga Qendra për Biznes dhe Inovacion e Universitetit të Evropës Juglindore.
