Me këtë rast ndër të tjera, Zyrës së KLPK-së iu bashkua Qendra e Dialogut Nansen (NDC) nga Shkupi-Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Shoqata për Dialog dhe Hulumtime Historike (AHDR) nga Qiproja. Të dy organizatat janë fitues e fundit të çmimit “Max van der Stoel”, shpërblim, që jepet bashkërisht nga Qeveria e Holandës dhe HCNM.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të autoriteteve relevante, akademikë, praktikantë dhe studentë në një bisedë të strukturuar për sfidat e zbatimit të reformës arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë tejkalimin e pengesave që lidhen me pengesat gjuhësore dhe ndërtimin e kanaleve të dialogut ndërmjet komuniteteve. Folësit diskutuan mbi rekomandimet tematike relevante dhe udhëzimet e KLPK-së dhe i kontekstualizuan ato për ta inkurajuar dialogun ndër-komunitar.
