“Përvojat e shkëlqyera ndër dhe transdiciplinare të shkencës aktuale janë kahet se kah duhet drejtuar hulumtimin shkencor edhe të UEJL-së si institucion arsimor dhe shkencor. Rrallë krijohet një mundësi e këtillë të paraqitesh me hulumtime shkencore në fushën e ekonomisë para një audience të tillë dhe të marrësh vlerësimin e ajkës shkencore globale”, deklaroi rektori Bexheti, i cili në këtë konferencë e prezantoi hulumtimin e tij shkencor në sferën e shkencave ekonomike me temë “Ndikimi Efektiv i Borxhit Publik në Rritjen Ekonomike: Analizë Empirike për Vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Në konferencë marrin pjesë 54 studiues nga e tërë bota (përfaqësues të akademive nacionale, universiteteve, instituteve shkencore dhe hulumtuese, asociacioneve akademike) dhe u trajtuan tema aktuale të shoqërisë bashkëkohore dhe zhvillimit të përgjithshëm, si dhe kërcënimet potenciale dhe sfidat që ardhmëria sjell për njerëzimin.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë ishin të njëmendje se ritmi i shpejtë i ndryshimeve teknologjike, si dhe paaftësia për ta kuptuar teknologjinë dhe perceptimin e efekteve të saj mbi shoqërinë, është një nga problemet më të mëdha, shumë delikate të shekullit XXI.
