Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i potencialit të bashkëpunimit mes dy universiteteve, kurse vizita realizohet pas vizitës që një delegacion i UEJL-së ia bëri Universitetit Xhiaotong.
Delegacioni kinez u prit nga rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili i njoftoi me mënyrën e funksionimit të Universitetit, strukturën e programeve studimore, kapacitetet hulumtuese dhe pozitën që ka ky institucion në sfereën e arsimit në vend dhe më gjerë në rajon.
Delegacioni kinez realizoi takime me prorektorin për Planifikim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Besnik Fetai, përgjëgjësin e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Bujar Sinani, profesorët Endrju Godspid dhe Elena Spirovska nga Qendra e Gjuhëve, Burbuqe Kaprolli, nga Qendra e Karrierës dhe përfaqësues të Parkut Teknologjik.
