U. d. Dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Adnan Jashari dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik i informuan maturantët për programet studimore, kushtet e studimit, kriteret e studimit, cilësinë që ofrohet në fushën studimore, në ciklin bachelor dhe pastaj master në këtë fakultet.
Maturantë të Gjimnazit "Zenel Hajdini" nga Gjilani pasi kanë marrë informacionet e duhura rreth programeve studimore të Fakultetit Juridik, vizituan segmentet e kampusit, si: bibliotekën "Maks Van der Shtull", shërbimet studentore, konviktet, të shoqëruar nga studentët e këtij fakulteti nga Gjilani,
Ne kuader te programit u organizua edhe Agora Juridike me temë "Themelimi i familjes me anë të metodave të teknologjisë bashkëkohore reproduktive", nga Doc. Dr Arta Selmani.
