Lajmet e fundit
-
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti vizitoi UEJL-në
31 tetor 2018Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdymenaf Bexheti, sot priti në një takim rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
-
Studentët e UEJL-së i bashkëngjiten fushatës për ndërgjegjësimin e popullatës për kancerin e gjirit
26 tetor 2018Klubi Feminist i Universitetit të Evropës Juglindore, me aktivitete konkrete i është bashkangjitur fushatës për ndërgjegjësimin e popullatës për luftën dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që organizohet në gjithë botën gjatë muajit tetor.
-
Ekipet e LOW4BIT, BONDHIDROGENBOND dhe TELEOIS janë fitues të NASA Space Apps Tetovë 2018
25 tetor 2018Projektimi i një sateliti me kosto të lirë, i cili do të ndihmojë njerëzit në mbarë botën për të mësuar rreth bukurive natyrore dhe rreziqeve të planetit Tokë dhe planetit tonë më të afërt Marsit, i ka siguruar vendin e parë ekipit “Low4Bit”, i përbërë nga studentët e UEJL-së, në garën ndërkombëtare NASA Space Apps, që u mbajt më 19 dhe 20 tetor 2018, në Parkun Teknologjik të UEJL-së.
-
U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare për fillimet e pluralizmit në Maqedoni
19 tetor 2018"Fillimet e pluralizmit politik në Maqedoni dhe post-komunizëm", ishte tema e konferencës së tretë ndërkombëtare, që u mbajt të enjten (18 tetor 2018), në UEJL në Shkup, ku morën pjesë studiues të shkencave politike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, ish-funksionarë, ish deputetë dhe profesorë, nga Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Çekia.
-
Shënohet Java Botërore e Gjuhës Italiane
19 tetor 2018Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Gjuhës Italiane, në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten (18 tetor 2018), u mbajt panel diskutimi me temë: “Unë, jeta ime në rrjetë (lo,la vita in rete)".
-
Blend Dehari, zgjidhet nga Huawei në mesin e pesë studentëve më të mirë nga Maqedonia për vizitë studimore në Kinë
17 tetor 2018Studenti, Blend Dehari, viti i tretë në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, është përzgjedhur nga kompania “Huawei”, në mesin e pesë studentëve më të mirë nga Maqedonia, për të realizuar vizitë studimore në Kinë.
-
-
U mbajt dita e orientimit për studentët e magjistraturës
15 tetor 2018Në UEJL, të premten (12 tetor 2018), u mbajt Dita e orientimit për studentët e magjistraturës.
-
Afaristi i njohur nga Kosova, Ejup Ahmeti me dhuratë simbolike promovoi nismën “Alumni për Universitetin”
11 tetor 2018Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, sot ( 10.10.2018), me dhurimin simbolik të 10-të kompjuterëve nga Kompania “Doni Fruits”, pronari i së cilës është Ejup Ahmeti, Alumni (i diplomuar) i Universitetit u bë promovimi i nismës “Alumni për Universitetin dhe Universiteti për Alumnin”.
-
Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë
10 tetor 2018Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Adrian Besimi dhe koordinatori i projekteve në Parkun Teknologjik të UEJL-së , Prof. Dr. Azir Aliu, pritën në një takim miqësor, ligjëruesin nga Universiteti Malmo i Suedisë, Blerim Emrulin, njëherit edhe Alumni i UEJL-së.
-
Ambasadori slloven Sh.T. vizitoi UJEL-në
3 tetor 2018Të mërkurën (3 tetor), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, priti në një takim ambasadorin slloven në Maqedoni, Sh.T. Millan Jazbec.
-
Iniciohet themelimi i Klinikës Ligjore
28 shtator 2018Me 28 shtator (e premte), delegacioni i zyrtarëve të Ambasadës Amerikane në Shkup, John McNeil, Dianna Palequin dhe Verica Spaseva, vizituan Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).
-
U mbajt takimi tradicional me studentët e vitit të parë
28 shtator 2018Studentët e regjistruar në vitin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (27 shtator 2018), në kuadër të Javës së orientimin, morën pjesë në takimin tradicional para fillimit të vitit të ri akademik.
-
U promovua botimi në shqip i librit “Ekonomiksi i zhvillimit”
28 shtator 2018Në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten(27 shtator 2018), u promovua libri “Ekonomiksi i zhvillimit”, me autorë Michael P. Todaro, Stephen C. Smith, Luljeta Minxhozi, Arben Malaj dhe Abdylmenaf Bexheti.
-
U mbajt Tryeza Rajonale e Etikës dhe Integritetit në Sistemet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
28 shtator 2018Të enjten (27 shtator), në Shkup u organizua tryeza e rrumbullakët rajonale e Ballkanit Perëndimor mbi etikën dhe integritetin në sistemet e arsimit të lartë.
-
Ambasadori i Shqipërisë Sh.T. Fatos Reka vizitoi UEJL-në
26 shtator 2018Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (26 shtator), zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë. Sh.T. Fatos Reka.
-
InnoTel AB dhe UEJL, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e softuerit për internetin e gjerave
26 shtator 2018Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Piter Lindberg (Peter Lindberg), përfaqësues i kompanisë suedeze InnoTel AB , të martën (26 shtator 2018), nënshkruan Memorandum mirëkuptimi.
-
Komiteti ekzekutiv i Bordit të Universitetit, në Slloveni mbajti mbledhjen e tridhjetë
17 shtator 2018Komiteti ekzekutiv i Bordit të Universitetit, të premten (14 shtator 2018), mbajti mbledhjen e 30-të në Lubjanë, Slloveni.
-
U mbajt Ceremonia e inaugurimit të rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
13 shtator 2018Në Universitetin e Evropës Juglindore të mërkurën (12 shtator), u mbajt Ceremonia e inaugurimit të rektorit të ri, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
U mbajt konferenca për korrupsionin në arsim
12 shtator 2018“Korrupsioni në arsimin e lartë”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare që u mbajt të martën (11 shtator), në UEJL Shkup,e cila u organizua nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Institutit për Hulumtime Strategjike dhe Edukim në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Shkup.