Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi i punës për prezantimin e planit qeveritar për rritje ekonomike

Universiteti i Evropës Juglindore të mërkurën (7 nëntor 2018), i ka bashkuar akademinë, sektorin e biznesit dhe përfaqësues të qeverisë për të diskutuar lidhur me planin e rritjes ekonomike.

Me nismë të Ministrisë për Investime, Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, u mbajt takim pune. Në këtë takim morën pjesë rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ministrja pa resor e angazhuar për investime, Zorica Apostolska, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha, drejtorja e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Bisera Jordanovska, afaristë të shumtë dhe profesorë.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e shprehi kënaqësinë, që Universiteti ynë është ura lidhëse në trekëndëshin akademi, biznes dhe qeveri.

“Nëpërmjet këtij takimi mundësohet të promovohen jo vetëm politikat e zhvillimit ekonomik, por edhe instrumentet që i realizojnë ato politika”, tha mes tjerash rektori Bexheti.

Ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë, Zorica Apostollska, tha se qëllimi i këtij takimi është t’i prezantojmë politikat qeveritare, me synim përkrahjen e bizneseve që guximshëm të investojnë.

“Politikat zhvillimore mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës, kurse takimi i sotshëm paraqet një lidhje të fortë mes qeverisë, akademisë dhe biznesit”, tha ministrja Apostollska

Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha, tha se ky panel do të na shërbejë të mësojmë më shumë për ndihmën që Qeveria e Maqedonisë do të na jep në këtë drejtim, posaçërisht lidhur me promovimin e Fondit Inovativ për Zhvillim. Ai tha se roli i OEMVP është mbikëqyrës.

Drejtorja e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Bisera Jordanovska, i prezantoi mundësitë e këtij fondi për të përkrahur bizneset, në veçanti start-up kompanitë. Ajo foli për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre fondeve në funksion të ideve inovative dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Gjatë takimit u këmbyen idetë dhe u panë mundësitë e bashkëpunimit konkretë të tre faktorëve kyç në zhvillimin ekonomik, siç janë: qeveria, bashkësia e biznesit dhe akademia.

Google+