Para fillimit të ligjëratës, Prokurorja Speciale, Katica Jeneva u takua me rektorin e UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe me prorektoren për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi. Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin që Universiteti aktualisht e ka me Prokurorin Speciale, mundësitë e forcimit të mëtejshëm dhe inkuadrimin e sa më shumë studentëve për punë praktike në këtë institucion.
Prokurorja Janeva në ligjëratën e saj i veçoi punët që momentalisht kryhen në institucionit që ajo e udhëheq, pengesat, ose sfidat që hasin si dhe vendimet që janë duke i miratuar me qëllim mundësimin e sundimit të ligjit.
Ligjërata kishte karakter interaktiv, ku shumë studentë bënë pyetje për temën, aktualitetin politik, e në veçanti lidhur me ndikimin e Ligjit për Amnisti në punën e Prokurorisë Speciale.
