Qëllimi i kësaj video-konferencë ishte thellimi i bashkëpunimit me Universitetin e Indianës, njërin nga Universitetet më me renome në SHBA dhe në përgjithësi në botë. Bashkëpunimi i UEJL dhe Universitetit të Indianës ka filluar që nga themelimi i UEJL-së, në vitin 2001, ku roli i Universitetit të Indianës ka qenë kryesor në fazën e hershme të ngritjes së kapaciteteve dhe formësimit të programeve studimore.
Gjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit, rreth 50 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ të UEJL-së e kanë vizituar Universitetin e Indianës dhe kanë marrë pjesë në programet e trajnimit, studimet e magjistraturës dhe doktoraturës. Në të njëjtën kohë, mbi 15 profesorë dhe administratorë nga Universiteti i Indianës e kanë vizituar UEJL-në gjatë kësaj periudhe.