Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Drejtësisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe 70-të vjetorit të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, të hënën (10 dhjetor 2018), Fakulteti i Drejtësisë organizoi një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.

Në garën në shkrimin e kolumnës më të mire për të drejtat e njeriut, juria e përbërë nga përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë dhe të portalit "Portalb.mk" i zgjodhën punimet më të mira studentore kushtuar Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Nga gjithë garuesit, vendin e parë e mori Emir Kurtishi , të dytin Vanja Premçeska ndërsa të tretin Gentiana Mustafa. Shkrimet më të mira janë botuar në Portalb.mk. Certifikatat për fituesit dhe pjesëmarrësit i ndau kryeredaktorja e këtij , Elida Zylbeari e cila tha se është nder të vlerësojë kuadrot më të mira studentore.

Qëllimi i këtij organizimi ishte vetëdijesimi i studentëve për të drejtat që ju takojnë atyre si qenie njerëzore, nxitja e tyre për të shkruar për këto tema si dhe nxitja për të marrë pjesë në gara.

Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Emine Zendeli tha se duhet të ndryshohet mendësia që të luftohen shkeljet në gjitha sferat jetësore.

“Ne ende ballafaqohemi me abuzime dhe shkelje të të drejtave njerëzore, dhe implementimi i Deklaratës nuk është kaq i thjeshtë. Ndoshta nuk mund të bëjmë shumë, por ne duhet thjeshtë të luftojmë atë mendësi sepse nuk mund të zgjidhjen problemet me të njëjtën mendësi që janë krijuar por duhet mendësi e re”, tha mes tjerash Zendeli.

Studentët e publikuan dhe një video të përgatitur nga ata, në të cilën trajtoheshin çështjet e fëmijëve të pastrehuar, çfarë të drejtash u takojnë me ligj dhe si duhet të trajtohen ata.

Gjithashtu, para publikut u lexuan edhe tre punimet më të mira të studentëve ndërsa ngjarja u përmbyll me kuiz, ku morën pjesë studentë nga tre fakultete, edhe atë: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Google+