Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ekipet e LOW4BIT, BONDHIDROGENBOND dhe TELEOIS janë fitues të NASA Space Apps Tetovë 2018

Projektimi i një sateliti me kosto të lirë, i cili do të ndihmojë njerëzit në mbarë botën për të mësuar rreth bukurive natyrore dhe rreziqeve të planetit Tokë dhe planetit tonë më të afërt Marsit, i ka siguruar vendin e parë ekipit “Low4Bit”, i përbërë nga studentët e UEJL-së, në garën ndërkombëtare NASA Space Apps, që u mbajt më 19 dhe 20 tetor 2018, në Parkun Teknologjik të UEJL-së.

Vendin e dytë e fitoi ekipi i “BondHidrogenBond”, i cili kishte projektuar një mjetë autonom fluturues, i bazuar në teknologjinë shkencore bashkëkohore, i dizajnuar për të inspektuar anijet kozmike nga dëmet e mundshme nga mikro meteroidët dhe mbeturinat orbitale.

Vendin e tretë e fitoi ekipi “Teleois”, i cili kishte dizajnuar një lojë, e ngjashme me kërkuesit në internet, e cila i njofton të tjerët lidhur me mjediset polare dhe si ato ndryshojnë, duke u bazuar në të dhënat e NASA-s, duke i ndihmuar aventurierët në hulumtimet e tyre dhe duke i paralajmëruar për sfidat gjatë rrugëtimit në këto mjedise.

Dy vendet e para, dop të konkurrojnë globalisht për 30 projekte më të mira në botë, që do të zgjidhen nga vetë NASA. Fituesit, së bashku me organizatorët lokal do ta vizitojnë Qendrën Hapësinore “Kenedi” në Florida.

Ngjarja ndërkombëtare i bashkoi në Parkun Teknologjik të UEJL-së 55 garues nga fushat e ndryshme, të organizuar në ekipe, të përbërë nga studentë, nxënës të shkollave të mesme, programues, inxhinier, dizajnues dhe hulumtues, të cilët gjatë garës bashkëpunuan dhe shfrytëzuan informacione në dispozicion nga NASA, që të dizajnojnë zgjidhje inovative për sfida globale.

Google+