Në BPRM studentët u pritën nga zëvendësguvernatori Fadil Bajrami, si dhe nga stafi i tij. Me këtë z. Bajrami e vlerësoj lartë bashkëpunimin FBE me BPRM. Ai theksoi kontributin e grupit të profesorëve të FBE nën udhëheqjen e Prof. Jetonit, në drejtim të raportimit shqip të BPRM. Ai shprehi gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit me FBE, duke stimuluar studentët e mire të kyçen në punë praktike në BPRM.
Studentët më pas patën rastin të dëgjojnë ligjëratën nga ekspertja e ekonomisë monetare në BPRM Egzona Hani Selimi me temë: “Politika monetare e BPRM-së dhe projeksionet e fundit makroekonomike”.
Studentë në debatin e hapur në fund të ligjëratës u inkorporuan në mënyrë aktive me pyetje dhe komente tejet konstruktive.
Studentët më pas vizituan Muzeun e parave të vjetra.
