Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt debat publik për ndryshimet kushtetuese

Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, profesorë dhe studentë, të hënën (10.12.2018), në debatin e pestë publik, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, diskutuan për ndryshimet kushtetuese, që parashihen me Marrëveshjen e Prespës.

Në fjalimin e tij, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti tha se debatet për çështje fondamentale si kjo e ndryshimeve të aktit më të lartë juridik e politik të një bashkësie, janë edhe më të rëndësishme se debatet apo forumet e thjeshta që politikbërësit duhet t’i bëjnë gjithmonë kur ndryshimet i tangojnë shumë palë të interesuara.

“Anëtarësimi në NATO dhe përafrimi ndaj BE-së, me standarde më të larta politiko-demokratike, shumë shpejt do të imponojnë nevojën për rishikimin e shumë aspekteve ndëretnike, që për momentin nuk janë përfshirë në këto ndryshime.”, tha rektori Bexheti.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shqerinska, e shpjegoi rëndësinë e miratimit të këtyre ndryshimeve, për shkak të ndryshimeve që priten të ndodhin në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe rrugëtimit të sigurt të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani, foli për nevojën urgjente të Maqedonisë për tu integruar në NATO, për shkak të pozitës gjeostrategjike dhe momentit gjeostrategjik në të cilin gjenden shqiptarët në përgjithësi.

Prorektroja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, propozoi disa sugjerime konkrete, që duhet të inkorporohen në amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Prof. Dr. lërim Reka, tha se Maqedonia ndodhet në një udhëkryq strategjik, ku duhet të kënaqen të gjitha palët me qëllim të realizimit të eurointegrimeve.

Profesorë dhe studentë morën pjesë aktive, duke parashtruar pyetje dhe duke dhënë mendime lidhur me ndryshimet e propozuara.

Google+