Turneu u organizua nga Departamenti i Sportit i Universitetit të Evropës Juglindore. Klubi “Fc Shkupi”, në finale e mundi klubin e futsallit të UEJL-së, i cili u rendit i dyti, kurse në vendin e tretë u rendit klubi “Shkëndija”, ndërsa vendi i katërt i takoi Klubit “Renova”.
Golashënues më i mirë u shpall Florent Ramadani nga Klubi “Shkëndija”, kurse portier më i mirë u shpall Berat Jakupi nga FC Shkupi.
Organizatori ndau mirënjohje për referat Isa Emurli, Muzafer Ismaili dhe Habil Livoreka, për ekipin e Televizionit Klan Maqedoni dhe të gjithë atyre të cilit e kanë përkrahur edicionin e gjashtë të Turneut Memorial “Arbën Xhaferi”.
Turneu u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-të vjetorit të themelimit të UEJL-së.
