Studentët e UEJL-së, në zgjedhjet për anëtar të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS), të mbajtura më 4 dhjetor, për studentët në studime deridiplomike, në të dy kampuset dhe për studentet e magjistraturës, të mbajtura më 7 dhjetor, zgjodhën 15 anëtarë të ri.
Studentët kishin të drejtë të votojnë për kandidatët e vitit dhe fakultetit të tyre përkatës. Duke patur parasysh se nuk kishte pozita të lira në të gjitha vitet e studimit dhe fakultetet e Universitetit, pjesëmarrja e mbi 50% të studentëve dëshmon për një jehonë dhe interesim të madh të studentëve për këto zgjedhje.
Sipas të dhënave, të Komisionit mbikëqyrës të zgjedhjeve, për anëtarë të Parlamentit kanë kandiduar 34 studentë për 15 pozita të lira.
Mandati i anëtarëve të Parlamentit zgjat dy vite, ku në vitin e dytë të mandatit janë 13 anëtarë dhe së bashku me 15 anëtarët e sapozgjedhur, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor numëron gjithsej 28 anëtarë.
Misioni kryesor i PAS-it është të përmirësoj jetën studentore, duke siguruar, mundësi për përfaqësim, zhvillim dhe shërbime cilësore për të gjithë studentët.
