Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje të arsimit të lartë, kryesisht në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë akademik. Të dy rektorët biseduan edhe për sfidat me të cilët ballafaqohen këto dy institucione të larta arsimore, si dhe për shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjeve dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në mësimdhënie. Rektori Bexheti e njoftoj homologun e tij lidhur me planet zhvillimore të universitetit dhe synimet që ky institucion dëshiron t’i arrijë. Akademik Bexheti falënderoi rektorin e UT-së, për mbështetjen bashkëpunuese, si dhe për dhuratën me emblemën themeluese të Universitetit të Tetovës
Ky ishte takimi i parë zyrtarë mes të dy rektoreve, pas zgjedhjes së akademik Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.
