Aktiviteti i parë në kuadër të kësaj nisme është mbajtur të enjten (26 tetor 2018), në Gostivar, ku studentët kanë gjetur përkrahje edhe nga autoritet komunale.
“Në kuadër të nismës tonë, kemi planifikuar , që nëpërmjet pikave informuese në Gostivar, Tetovë dhe Shkup, ta informojmë dhe ndërgjegjësojmë popullatën për rreziqet dhe luftën kundër kancerit të gjirit. Qëllimi jonë është që nëpërmjet ndërgjegjësimit të popullatës ndaj kësaj sëmundje, të mos anashkalohen kontrollet dhe mamografia”, tha Rita Beadini, anëtare e Klubit Feminist dhe koordinatore e nismës.
Studentët e UEJL-së, në pikat informuese, nxisin njerëzit të fotografohen me kornizën për fotografim me porosi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, me qëllim që këto foto të shpërndahen në rrjetet sociale dhe të informohen sa më shumë njerëz.
Klubi Feminist funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asosiacionit Studentor.
