Ata e rikonfirmuan përcaktimin për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndëruniversitar, si nevojë e krijimit të sinergjisë dhe kohezionit në rritjen e potencialit akademik dhe shkencor në shtetet e vogla dhe me resurse të limituara.
Akad. Bexheti, duke i falenderuar për respektin dhe konsideratën e bashkëpunimit ndërinstitucional, u zotua për nevojën e këtij bashkëpunimi në shumë fusha të projekteve të përbashkëta evropiane, duke rritur edhe kredibilitetin dhe konkurrentshmërinë e aplikimeve në këto projekte.
Me këtë rast, moment të veçantë të takimit paraqet dhurata e Rektorit Jankulovski, me figurën e Nënës Terezë, dedikuar karakterit dhe atributit të Akad. Bexhetit se “Disiplina është ura që lidh caqet dhe përmbushjet”.
