Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt trajnimi i stafit të UEJL-së - Programe të reja akademike, strategji të re hulumtimi dhe cilësi e vazhdueshme

Trajnimi i stafit të UEJL-së, mbahet tradicionalisht gjatë muajit janar, ku nën udhëheqjen e Zyrës së cilësisë organizohen sesione trajnimi në fusha specifike të identifikuara paraprakisht në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj studentëve dhe performancës së përgjithshme të Universitetit. Trajnimi i këtij viti u realizua me moton “Nga strategjia në praktik”.

Universiteti i Evropë Juglindore, do të ketë ndryshime të vazhdueshme, pasi që edhe vizioni jonë është i tillë për të ndryshuar, për të qenë të dallueshëm. Kështu i tha stafit të Universitetit, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në njërin nga sesionet trajnuese, ku i njoftoi me aktivitet rrjedhëse dhe me punët që po kryhen në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe shërbimeve.

“Faktori kryesor që e bënë këtë universitet të dallueshëm janë njerëzit, pra studentët dhe ju si staf. Unë Besoj fortë në këtë vlerë, që e bënë Universitetin tonë model rajonal të funksionimit. Kjo vlerë u verifikua edhe me rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë vit akademik”, tha rektori Bexheti.

Universiteti do të zhvillohet, duke u fokusuar në ofrimin e programeve të reja atraktive dhe të kërkuara nga tregu i punës, kurse cilësia dhe hulumtimi i mirëfilltë është pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.

“Do të vazhdojmë të tërheqim studentët më të mirë nëpërmjet bursave dhe do të praktikojmë modelet më bashkëkohore të mësimdhënies, duke mbajtur kulturën e dallueshme institucionale dhe brendin e Universitetit ndryshe nga të tjerët.”, tha mes tjerash rektori Bexheti.

Trajnimi i stafit të Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt nga 23-25 janar 2019, ku në sesione të veçanta dhe në grupe u trajtuan tema të përmirësimit akademik, harmonizimit të syllabuseve, përcaktimi i kompetencave digjitale, menaxhimi i performancës dhe kapaciteti i optimizimit, ngritja e kapaciteteve hulumtuese institucionale për aplikim ne projekte. Gjatë këtij trajnimi u prezantua edhe Strategjia e marketingut dhe komunikimit të brendshëm të Universitetit.

Google+