Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL prezantoi softuer dhe model të ri për zëvendësimin e sistemit të vjetër të ngrohjes me sistem të ri ekologjik dhe ekonomikisht më efiçent

Qendra e Biznesit dhe Inovacionit e Universitetit të Evropës Juglindore ka prezantuar zgjedhjen e tyre softuerike dhe modelin e biznesit që synon zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes më sisteme të reja më ekologjike dhe ekonomikisht efiçent.

Ky softuer u prezantua të mërkurën (23 janar 2019), në aktivitetin e organizuar në Parkun Teknologjik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ku u shpallën rezultatet e zbatimit të projekteve të përzgjedhura në kuadër të thirrjes publike për financimin e projekteve, të cilët reduktojnë ndotjen e ajrit të titulluar “Sfida 02”.

Përfaqësues të Parkut Teknologjik në kuadër të këtij projekti kanë krijuar Online Ueb Kalkulator, i cili do të bëjë krahasime lidhur me nivelin e ndotjes varësisht nga sistemi i ngrohjes që përdorin familjet. Në fazën e dytë të projektit, do të krijohet një model i ri i biznesit që do të ofroj lehtësime financiare për familjet që do të vendosin të blejnë sisteme ekologjike për ngrohje.

Në këtë ngjarje folën, Jovan Despotovski - Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillimin Teknologjik (FIZHE), zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Z. Jani Makraduli dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në vigjilje të këtij aktiviteti, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, u takua me rektorin e UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ku u fol për bashkëpunimin e deritashëm dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta në drejtim të kontributit në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Rektori Bexheti, foli për rëndësinë dhe veprimet konkrete që UEJL ka bërë për mbrojtjen e mjedisit, duke u bërë kampusi i parë në rajon me zero emetim të dyoksidit të karbonit.

Google+