Lajmet e fundit
-
Rektori Bexheti takoi ALUMNI-in e UEJL-së Agon Memedi, hulumtues në Universitetin e Paderborn-it në Gjermani
28 mars 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (28 mars 2019) e takoi Agon Memedin, Alumni i universitetit tonë, i cili është i punësuar si hulumtues në Institutin “Heinz Nixdorf” në Universitetin e Paderborn, ku njëkohësisht i vazhdon studimet e doktoratës në këtë universitet.
-
Kompania “Ecolog” mbajti takim për karrierë me studentët e UEJL-së
28 mars 2019Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, në organizimin të Qendrës së Karrierës, të martën (26.03.2019), realizuan takim për karrierë me kompaninë e suksesshme “Ecolog”. Për risitë, mundësitë dhe aktivitetet e kësaj kompanie prezantoi, Mislim Asipi udhëheqësi i Burimeve Njerëzore.
-
U promovua libri në shqip i ambasadorit slloven Milan Jazbec
26 mars 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (26 mars 2019), u promovua libri i përkthyer në shqip me titull “Martin Krpan diplomat dhe ushtarak” të autorit Prof. Dr. Milan Jazbec, ambasador i Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut.
-
Rektori i UEJL-së e vizitoi Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit
26 mars 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Xhevair Memedi, të hënën (25 mars 2019), vizituan Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit dhe u takuan me rektorin e këtij universiteti, Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem.
-
Nisi fushata për përfshirjen më të madhe të femrave në TIK
25 mars 2019Në kuadër të fushatës së vetëdijesimit për përfshirjen më të madhe të femrave në fushën e teknologjive informatike, sot (25 mars 2019), në UEJL-Shkup, u mbajt takimi i parë me temë: "Suksesi i femrave shqiptare në fushën e TIK-ut"
-
Takim i rektorit Bexheti me përfaqësues të Kolegjit “Yahja Kemal”
22 mars 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, priti në një takim drejtorin e Kolegjit “Yahya Kemal”, Muhamet Bahçe dhe Suriya Tauk, përgjegjës i Marrdhënive me Publikun (PR).
-
Agora studentore e Klubit të Debatit të UEJL-së
21 mars 2019Studentë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, të mërkurën (20 mars 2019), në organizim të Klubit të Debatit, mbajtën debat me temë: “A është arsimimi universitar rruga e vetme për një jetë stabile”.
-
U mbajt forumi i biznesit për sfidat e menaxhimit të bizneseve të suksesshme
15 mars 2019Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, sot (14 mars 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt forumi i biznesit me temë "Menaxhimi, sfidë për biznese të suksesshme".
-
UEJL pjesë e fushatës kundër gjuhës së urrejtjes “Respekto, mos urre”
14 mars 2019Respekto, mos urre është motoja e fushatës kundër urrejtjes, që me nismë të Asociacionit të Mediumeve Nacionale të Printuara, po zhvillohet në Maqedoninë Veriore. Fushata ka për qëllim të sensibilizoj opinionin kundër gjuhës së urrejtjes, e cila kohëve të fundit është shfaqur në vend.
-
Ministria e arsimit e përkushtuar për ngritje permanente të cilësisë – UEJL modeli i dëshiruar.
14 mars 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (13 mars 2019), priti në një vizitë pune ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi.
-
Rektori Bexheti: Në UEJL përfaqësimi i femrave e tejkalon 50 përqindëshin
8 mars 2019Me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsit, sot në Universitetin e Evropës Juglindore, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, së bashku me anëtarët e menaxhmentit e mbajt një takim me të punësuarat e UEJL-së në shenjë falënderimi për kontributin dhe përkushtimin e tyre në punë.
-
Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së e shënoi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
7 mars 2019Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së, të enjten (7 mars), me një koktej rasti ka shënuar 7 Marsin, ditën e arsimit shqip. Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, pasi i uroi të gjithë anëtarët e stafit dhe studentët për këtë festë shumë domethënëse, evokoi një pjesë të historikut të kësaj feste, duke shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.
-
Rektori i Universitetit për Menaxhment dhe Shkencë nga Malajzia vizitoi UEJL-në
7 mars 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të mërkurën (6 mars), priti Prof. Tan Sri Dato Wira Dr Mohd Shukri Ab Yajid, rektor i Universitetit për Menaxhment dhe Shkencë nga Malajzia.
-
SEEU Futsal mori pjesë në Turneun Memorial „Adem Jashari“ në Prishtinë
6 mars 2019Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë fundjavës, u zhvillua Turneu Ndërkombëtar Memorial „Adem Jashari”.
-
U prezantuan programet ndërkombëtare të studimit: Fullbrajt dhe Erasmus +
5 mars 2019Përfaqësues të ambasadës amerikane në Shkup, të martën (5 mars 2019), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore prezantuan mundësit e studimit në SHBA-të, nëpërmjet programit Fullbrajt (Fullbright).
-
U mbajt tryezë për punësimin përmes prizmit të diskriminimit në punë
4 mars 2019Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, të hënën (4 mars 2019), u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: „Çështja e punësimit dhe ndërprerja e punësimit, përmes prizmit të diskriminimit në punë”.
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët e studentëve të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë
28 shkurt 2019Studentët Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, me nismë të Klubit të Liderëve të Ardhshëm dhe Dekanatit, sot (28 shkurt. 2019), mbajtën tryezën e rrumbullakët, ku diskutuan tema të interesit të studentëve, si programet e Erasmus+-it, internship për studentët, jetën studentore, pjesëmarrjen në klubet studentore, vlerësimin e studentëve, mësimdhënien dhe mesimnxënien.
-
Mbahet tribuna për përkrahjen e ideve të biznesit nga biznes engjëjt
27 shkurt 2019“Bëhuni Biznes Engjëll – përkrahni ide të suksesshme të biznesit”, ishte tema e tribunes, që sot (27.02.2019), u mbajt në UEJL-Shkup, në organizim të CEED Macedonia dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me përkrahje të Ministrisë së Ekonomisë e Maqedonisë dhe Programi Zviceran për Ndërmarrësi – SwissEP.
-
Ligjeratë e hapur për kreativitetin dhe inovacionin
22 shkurt 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, dje (21.02.2019), në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe Gjimnazit të Tetovës, u mbajt ligjërata e hapur, me temë “Kreativiteti dhe Inovacioni".
-
Rektori Bexheti mori pjesë në konferencën e universiteteve publike shqiptare në Prishitinë
21 shkurt 2019Në kuadër të shënimit të përvjetorit të 49-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fundjavën e kaluar në Prishtinë u mbajt Konferencë njëditore, ku merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha universiteteve publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.