Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt Dita e Hapur; Programe të reja dhe metodologji unike e bazuar në digjitalizim dhe të menduarit kritik

Disa qindra maturantë, profesorë dhe prindër, të shtunën (30 mars 2019), e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore, ku morën pjesë në aktivitetin tradicional “Dita e Hapur”. Ata, patën mundësi që drejtpërsëdrejti të njihen me strukturën akademike, programet akademike, dhe skema e bursave që universiteti e ofron për vitin e ri akademik 2019-20,

“Këtë vit në ofertën tonë akademike kemi risi, pasi kemi dizajnuar tre programe të reja studimore, ku dy ofrohen në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, siç janë: Financa dhe Banka, si dhe Ndërmarrësia, kurse drejtimi tjetër është drejtimi Informatika Juridike, që ofrohet nga Fakulteti i Juridik.”, theksoi rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Këto programe studimore pritet të përmbushin kërkesën në rritje për drejtime të reja që i kërkon tregu i punës.

“Drejtimi Ndërmarrësia financohet nga një kompani, e cila ofron mundësinë e karrierës dhe punësimit, kurse ofrohet sipas sistemit të integruar dual, ku mësimdhënia bëhet në gjuhën angleze dhe 70% e lëndës është tërësisht praktik dhe 30% është teori. ”, tha rektori Bexheti.

Në prezantimet që u organizuan enkas u shpjegua edhe metodologjia e dallueshme e Universitetit në mësimdhënie, ku përqendrimi është te digjitalizimi dhe mendimi kritik, në grupe të vogla, në punë individuale dhe studenti është në qendër të vëmendjes.

Në kuadër të “Ditës së Hapur”, u mbajtën një numër i madh aktivitetesh, si: gara në vizatim, fotografi, video, aktivitete të Parlamentit Studentor, finalja e turneut në futboll mes shkollave të mesme të Tetovës, i organizuar nga Departamenti i Sportit dhe një program i pasur kulturor dhe zbavitës.

Google+