Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, propozoi: Prof. Dr. Adrian Besimin, dekan të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Arafat Shabanin, dekan të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. Dr. Hyrije Abazi – Alilin, dekane të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe Prof. Dr. Memet Memetin, dekan të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.
Procesi i zgjedhjes u realizua me votim të fshehtë.
Emrat e kandidatëve të votuar, sipas procedurës për zgjedhjen e dekanëve të fakulteteve të UEJL-së, iu dorëzuan Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Universitetit, i cili i konfirmoj të njëjtët.
