Panelistë të debatit ishin: Doc. Dr. Arta Selmani-Bakiu – profesoreshë e së drejtës familjare, Asistente Albana Metaj-Stojanova – ligjëruese e së drejtës familjare, Dr. Arian Alili- gjinekolog, Iva Mihajlovska – HERA dhe Rita Behadini - Përfaqësuese e Klubit Feminist të Universitetit të Evropës Juglindore.
“Debati ishte shumë i suksesshëm pasi ngjalli interes si te studentët ashtu edhe te stafi i Universitetit. Gjatë debatit u nxorën disa përfundime, por më i rëndësishmi ishte se pavarësisht debateve që zhvillohen, femra duhet vet të vendos se çfarë duhet të bëjë me trupin e vet.”, theksoi Doc. Dr. Arta Selmani, prodekane e Fakultetit Juridik.
Studentët patën mundësi të ndjekin filmin, ku në mënyrë shumë të qartë pasqyrohet realiteti i dy taborëve, pro dhe kundër abortit. Po ashtu, pati shumë pyetje nga studentët dhe mendime rreth kësaj tematike nga profesionistët e fushës.
