Gjatë muajit mars dhe prill, UEJL ishte nikoqire e Garës Regjionale Spelling Bee në Tetovë dhe Shkup, ndërsa më 6 prill, në Kampusin e UEJL-së në Shkup u mbajt Gara Kombëtare Spelling Bee North Macedonia 2019. Njëzet e një garues talentë nga e gjithë vendi morën çmime nga mysafirja speciale nga Ambasada Amerikane TDY Susan Falatko. Gara e këtij viti ishte veçanërisht sfiduese me mbi 3.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme që morën pjesë në faza dhe në kategori të ndryshme të garës.
Besa Bytyqi, përfaqësuese e Qendrës së Gjuhëve dhe koordinatore e eventit mori Certifikatë Mirënjohjeje dhe së bashku me Mecca Slaughter – Fulbright në UEJL shpërndanë dhurata për fituesit në emër të UEJL-së. Drejtori i Korpusit të Paqës në Maqedoninë Veriore, Mark Hannafin dhe Wade Parrish, organizatori kryesor shprehën kënaqësinë e tyre me garën dhe mirënjohjen ndaj Universitetit të Evropës Juglindore për vazhdimin e mbështetjes si një nga partnerët kryesorë për këtë sfidë të madhe.
Urime fituesve të garës Kombëtare në Spelling Bee 2019!
