Agon Memedi dhe Florina Asani nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe Blerim Salihi, nga Fakulteti i Drejtësisë janë Alumni të UEJL-së, të cilët vitin e ardhshëm akademik, pas shpalljes zyrtare të fituesve, do të qëndrojnë në SHBA, në kuadër të Programit Fullbrajt për të përsousur studimet e tyre.
Studentët e UEJL-së kanë qenë mjaft të suksesshëm, duke dëshmuar përgatitje profesionale dhe kompetencë, duke fituar 50% të vendeve të rezervuara nga Programti Fullbrajt, që ndahet për Maqedoninë e Veriut.
Programi Fullbrajt në Maqedoninë e Veriut, promovohet nga Ambasada e SHBA-ve dhe çdo vit ndahen grante në shuma të caktuara, ku studentë dhe studiues e shfrytëzojnë të drejtën për të përsosur studimet e tyre dhe për të krijuar përvojë në institucionet amerikane.
Studiuesit fullbrajt e përshkruajnë përvojën e tyre si diçka që ua ka ndryshuar jetën dhe që ka patur ndikim të rëndësishëm në karrierën e tyre profesionale dhe personale.
Programi Fulbrajt ofron grante për studiues të kualifikuar për të kryer hulumtime pas-doktorate në institucionet e SHBA-ve.
