“Veçantia e tij nuk ishte vetëm filozofia e tij politike, por edhe oponenca, bile edhe ndaj „shefave” të tij politik. I tillë mbeti deri në fund të jetës. Nuk iu nënshtrua lakmisë për pozita me servilitet, siç zakonisht ndodhë. Kjo ishte ADN-ja dhe emëruesi ynë i përbashkët që mч bënte shumë të afërt me atë.”, theksoi në fjalën e rastit Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti.
Prof. Dr. Vebi Bexheti, bashkëpunëtor dhe bashkëveprimtar, evokoi kujtime nga një pjesë e biografisë së të ndjerit Alajdin Demiri. “Ai ishte i palëkundur në qëndrimet e tij dhe këtë e bënte çdo kund dhe në çdo vend, kur ishte e nevojshme të thuhen gjërat ashtu siç ishin”, veçoi Prof. Vebi Bexheti.
Besjan Demiri, djali i të ndjerit Alajdin Demiri, u shpreh se përveç pikëllimit ndjehet i respektuar për fjalët që u thanë për personalitetin e të atit. Ai tha se ndjehet shumë krenar se babai i tij ka patur kaq shumë njerëz që e kanë respektuar dhe nderuar. Ai e falënderoi UEJL-në për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë kohës për prindin e tij.
Mbledhje komemorative për profesor Alajdin Demirin
17 prill 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën (16 prill 2019), u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut profesorit Alajdin Demiri.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics