Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnim për shkathtësitë e buta për maturantët nga FSHSHB-ja

“Shkathtësitë e buta si përparësi krahasuese në të ardhmen”, ishte tema e cila i bashkoi ish-të diplomuarit (Alumni), profesorët dhe maturantët në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, në trajnimin, që u mbajt të martën (16 prill 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Të pranishmëve, mirëseardhje u dëshiroi dekani i FSHSH, Prof. Dr. Memet Memeti, i cili i ftoi të jenë aktiv dhe të përfitojnë sa më shumë eksperiencë dhe të pajisen me sa më shumë aftësi të dobishme për karrierën e tyre.

Gjatë trajnimit ish të diplomuar të FSHSHB-së, treguan përvojën e tyre, shkathtësitë që i kishin fituar nga të studiuarit dhe se si ato u kishin ndihmuar në karrierë dhe gjatë punësimit të parë të tyre.

Në trajnim merrnin pjesë maturantët nga shkollat e mesme të Tetovës dhe rajonit, ku nga Forumi i Studentëve të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore u pajisën me certifikata.

Trajnim kishte për qëllim që të pajisë nxënësit e shkollave me këto aftësi që janë më se të nevojshme në vazhdimin e zhvillimit të tyre si në aspektin jetësor, po ashtu edhe në atë profesional.

Google+