Konferenca u fokusua në atë se si universitetet evropiane mund të zhvillojnë strategji për inovacionet në kohën e tanishme dhe në të ardhmen. Nëpërmjet sesioneve plenare të formateve të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e audiencës, konferenca ofroi njohuri burimore për politikat dhe praktikat që mundësojnë që inovacioni dhe ndërmarrësia të aplikohen në universitete.
Rektori Bexheti interaktivisht shkëmbeu eksperiacat për inovacionin në universitetet, me theks në pervojat e UEJL-së në Parkun teknologjik dhe Qendrën për Inovacion dhe Biznes si entitet që lidh universitetin me komunitetin.
Në letrën e pranuar në shkurt të këtij viti, nga kryetari i komitetit drejtues të EUA- IEP-së z. Sokratis Katsikas, UEJL u përgëzua për progresin e shkëlqyer në zbatimin e rekomandimeve nga Programi i Vlerësimit Institucional i Asociacionit të Universiteteve Evropiane.
