Të pranishmëve, mirëseardhje u dëshiroi dekani i FSHSH, Prof. Dr. Memet Memeti, i cili i ftoi të jenë aktiv dhe të përfitojnë sa më shumë eksperiencë dhe të pajisen me sa më shumë aftësi të dobishme për karrierën e tyre.
Në trajnim merrnin pjesë maturantët nga shkollat e mesme të rajonit të SHkupit, ku nga Forumi i Studentëve të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore u pajisën me certifikata.
Trajnimi kishte për qëllim që të pajisë nxënësit e shkollave me këto aftësi që janë më se të nevojshme në vazhdimin e zhvillimit të tyre si në aspektin jetësor, po ashtu edhe në atë profesional.
