Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt kampi veror për mendimin kritik në erën digjitale

Në Universitetin e Evropës Juglindore, më 18 dhe 19 prill, u mbajt Kampi Veror me temë: “Të menduarit kritik në erën digjitale”, ku morën pjesë maturantët e shkollave të mesme nga Tetova, Shkupi, Gostivari, Dibra dhe qytete të tjera.

Kampi veror u organizua nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, ku u mbajtën disa aktivitete, kryesisht trajnuese dhe të socializimit mes maturantëve.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i njoftoi maturantët me qëllimin e organizimit të kampeve verore, të cilët në kohët moderne organizohen në formatin programor.

“Keni shumë gjëra për të bërë dhe parë në Kampusin tonë, të njiheni me infrastrukturën dhe mjedisin, superstrukturën, kryesisht në kuptimin e burimeve njerëzore, sistemin e etabluar, kulturën e krijuar institucionale, si dhe me jetën studentore.”, tha rektori Bexheti, cili mbajti ligjëratë me temën boshte të kampit veror “Të menduarit kritik në erën digjitale”

Mirëseardhje u dëshiroi Prof. Dr. Hyrije Abazi, dekanë e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, e cila më pas mbajti ligjëratë me temë: “Ndikimi i teknologjisë në arsim”.

Ligjërata mbajtën edhe prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Vladimir Radevski dhe Evzal Rakipi, përgjegjës i Sektorit për trajnim dhe zhvillim në kompaninë “Ekolog”.

Maturantët morën pjesë aktive në shumë aktivitete sportive, të lojës, kulturore dhe muzikore, ku patën mundësi ta thyejnë akullin dhe të njihen më mirë me njëri-tjetrin.

Google+