Qëllimi i takimit ishte intestifikimi i kontakteve me ALUMNI-të, të cilët punojnë dhe kanë zhvilluar karrierë të suksesshme në kompani dhe universitete prestigjioze jashtë vendit. Po ashtu, u diskutua për mundësinë e krijimit të ALUMNI organizatës së studentëve të UEJL-së jashtë vendit, e cila do të forconte lidhjet me universitetin amë.
Universiteti i Evropës Juglindore, do të vazhdoj me promovimin dhe afrimin e të gjithë ALUMNI-t për të kontribuuar dhe për të qenë pjesë e pandashme e zhvillimit të Universitetit.
