Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL nikoqir i aktivitetit mbarë botëror “Digi Girls 2019 ”

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), nëpërmjet Qendrës për Inovacionin e Biznesit (BIC), ishte nikoqir i aktivitetit mbarë botëror “Digi Girls ”, që u mbajt sot (10 prill 2019), në kampusin në Tetovë. Qëllimi i këtij aktiviteti, siç u tha, është që të inkurajojë, frymëzoje dhe mbështesë çdo femër, që dëshiron të jetë pjesë e botës së informatikës.

Përfaqësuesit e Microsoft-it nga afër i kanë njoftuar studentët e UEJL-së me programin dhe mënyrat se si t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe si të kyçen drejtpërdrejt në sferën e teknologjisë.

“Ne si universitet jemi shumë të lumtur që gjithmonë e më shumë kemi studentë e studente, që krijojnë karrierë në teknologji dhe sipas meje është shumë e rëndësishme të ketë diversitet, të këtë vajza në fushat e teknologjisë sepse kur ka fuqi femërorë në grupin punues, ai është më kreativ më inovativ dhe më energjik.”, vlerësoi Veronika Kareva, këshilltare ekzekutive për cilësi në UEJL.

Ky aktivitet ka për qëllim që të frymëzojë dhe motivoj vajzat e reja për kodim, programim, risi në krijimin e ideve të reja në fushën e IT-së për shkak se pjesëmarrja e femrave në fushën e teknologjisë është shumë më i vogël në krahasim me meshkujt.

Google+