“Kënaqësi e veçantë ta kemi në mesin tonë akademik, në cilësinë e ligjëruesit në modulet e programit master dhe doktoratës për Biznes dhe Ekonomi, gurun e ndërmarrësisë dhe inovacioneve, profesorin me përmasa botërore, Robert Hisrich. Librat e tij, të përkthyera në mbi 15 gjuhë botërore dhe të shitura me miliona kopje në botë, sot sillen „tëgjalla“ e në origjinalitet para studentëve të UEJL-së. Mundësi e papare deri me sot, me kalibër të tillë akademik!”, tha rektori Bexheti.
Dr. Robert D. Hisrich, do të mbajë ligjërata për studentët e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore (Lënda: Menaxhimi Ndërmarrës - Niveli i Avancuar). Ligjëratat, do të realizohen më 09, 10 dhe11 prill 2019, në Kampusin e UEJL-së në Shkup.
