Peter është një nga iniciatorët e programit CEED, i cili nga një projekt pilot në Bullgari në 2005, u shndërrua në qendr profesionale sipërmarrëse, e pranishme në njëmbëdhjetë vende të Ballkanit, Evropës Lindore dhe Afrikës. I themeluar nga SEAF në vitin 2005, misioni i programit CEED, ka për qëllim të zhvillojë dhe t’i lidhë sipërmarrësit, që duan të rriten si udhëheqës, të ndërtojnë kompanitë e tyre dhe në një mënyrë tjetër, të kenë sukses dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.
Nga perspektiva e tij personale dhe profesionale, Peter ligjëroi për kalimin e barrierave dhe rreziqeve të llogaritura, që çdo sipërmarrës përballet në baza ditore. Ai, gjithashtu foli për ndikimin që kompanitë startup kanë për punësimin dhe politikat kombëtare të taksimit. Në fund të prezantimit u zhvillua një diskutim dinamik i studentëve dhe përfaqësuesve të kompanive startup për motivimin, krijimin e ekipeve dhe qasjen në financa, gjë që rezultoi me sugjerime konkrete për ta.
Kjo ligjëratë u mbështet nga Programi i Folësve të Ambasadës Amerikane në Shkup.
