Ueb faqja ndërkombëtare webometrics.info, në listën e fundit të renditjes së universiteteve në botë, Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve shqiptare dhe në vendin e tretë, në mesin e të gjitha universiteteve të Maqedonisë së Veriut.
Krahasuar me periudhën 2014-2019, në rang botëror UEJL ka shënuar rritje prej plotë 2861 vende më lartë dhe tani është i renditur në vendin e 4217.
Universiteti i Evropës Juglindore, duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, punën kërkimore shkencore ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat botërore dhe rajonale, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre.
