Ky bashkëpunim është si rezultat i rritjes së bashkëpunimit me universitetet amerikane të përfaqësuara përmes programeve të shkëmbimit të sponsorizuara dhe të mbështetura nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Veli Kreci është ish-studiues Fulbright dhe që nga shtatori 2018 është Drejtor i të Institutit Hulumtues Maks van der Shtul në UEJL, ku në cilësinë e drejtorit ka pritur profesorë vizitues, në mesin e të cilëve edhe studiuesin Fulbright Prof. Dr. Larry Hubbell nga Universiteti i Sietëllit gjatë semestrit të fundit.
Në Universitetin e Evropës Juglindore, gjatë këtij viti akademik, në cilësinë e ligjëruesve dhe profesorëve vizitorë kanë qëndruar 10 profesorë të njohur ndërkombëtarë, nga Universitetet partnere në SHBA dhe Evropë, të cilët kanë qëndruar në Universitet dhe kanë ligjëruar për studentët në fakultetet dhe ciklet e ndryshme të studimit..
Instituti dhe Universiteti inkurajojnë fuqishëm shkëmbimin e përvojave dhe burimeve përmes shkëmbimit të studiuesve dhe profesionistëve drejt arritjes së ndikimit më të madh në cilësinë e arsimit dhe hulumtimit.
Universiteti i kushton rëndësi strategjike ndërkombëtarizimit duke mundësuar mjedis për krijimin e mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe.
