Duke elaboruar eksperiencat dhe potencialin digjital të Universitetit në përgjithësi dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në veçanti, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i falënderoi organizatorët për mbajtjen e kësaj tribune shkencore në hapësirat e UEJL-it, duke ofruar të gjitha potencialet institucionale, nga ekspertiza e burimeve njerëzore, kapacitetet teknike (laboratorët), deri te ato hapësinore, në funksion të avancimit dhe zbatimit të zgjidhjeve digjitale në sistemin e menaxhimit me kriza. Me ofertën ,,shkenca ne funksion të sigurisë” (Science for Security), rektori Bexheti ofroi bashkëpunimin e me tejmë edhe ne format e konzorciumit me institucionet tjera në Republikën e Maqedonisë se Veriut.
Fjalim përshëndetës mbajtën edhe ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Agron Buxhaku, kurse me sesione të veçanta udhëhoqën dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Adrian Besimi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Memet Memeti.
