Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi tradicional i Alumni-t të Fakultetit Juridik

Në një ambient joformal dhe miqësor, të shtunën (13.07.2019), u realizua takimi tradicional i Alumni-t të Fakultetit Juridik, me stafin e fakultetit dhe rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Gjatë takimit, u diskutuan shume tema dhe u zotua një vazhdimësi e mbajtjes se kontakteve dhe përforcimit te rrjetit të trekëndëshit: alumni, universiteti dhe studentet aktual.

“Alumni është një aset i çmuar për një institucion të arsimit të lartë dhe kontributi i tyre gjithsesi është shume i rëndësishëm për Universitetin ku ata kane marrë dijen për të vazhduar karrierën e tyre. Eksperiencat e ish studenteve tanë na ndihmojnë në arsimimin praktik të brezave të ardhshëm, andaj ne jemi shume krenar, që juristët tanë kanë dëshmuar një rol shumë të rëndësishëm në institucionet, ku ata na përfaqësojnë.”, ishte konstatimi i përbashkët gjatë bisedave që realizuan Alumni me përfaqësuesit e fakultetit dhe rektorin Bexheti.

Takimet e kësaj natyre, do të vazhdojnë në forma dhe ambiente të ndryshme.

Google+