Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorë dhe përfaqësues të Sekretariatit të Përgjithshëm debatuan për promovimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve

“Ngritja e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve”, ishte tema tryezës së rrumbullakët, që i tuboi sot (11 qershor 2019), përfaqësuesit e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, menaxhmentin dhe profesorët e Universitetit të Evropës Juglindore, për të diskutuar çështje të rëndësishme të zbatimit të Ligjit të përdorimit të gjuhëve.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, tha se si institucion ndjehemi të nderuar që debati i parë që organizohet për këtë tematikë, po zhvillohen në Universitetin tonë. S’ka vende më adekuate se universitetet, ku mund të debatohet tema e zbatimit të përdorimit të Ligjit të gjuhëve, kurse UEJL-ja, për këtë temë dhe tema të tjera të rëndësishme të ndikimit shoqëror ka përgatitur Program dhënien e kontributit të tij.

“Gjuha është indi i identitetit të çdo kombi dhe për këtë arsye UEJL-ja është shembulli dhe modeli më unik i respektimit të këtij identiteti, duke zbatuar shumëgjuhësinë shumë më herët se sa të miratohit Ligji i gjuhëve. Kodi i tolerancës, përdorimi fleksibil i gjuhëve dhe veçantia multietnike e bënë UEJL-në modelin më tipik të shoqërisë për të gjithë”, tha rektori Bexheti.

Në fjalimin e tij, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Tahir Hani, tha se jo rastësisht u zgjodh UEJL-ja si vend, ku do ta nisim këtë fushatë, sepse e dimë momentin politik kur është krijuar ky institucion dhe pengesat gjuhësore që janë kaluar që atëherë edhe pse ka patur kundërshtime.

“Modeli i funksionimit gjuhësor i këtij universiteti është dëshmi se si duhet të funksionoj një shtet multietnik dhe shumëgjuhësor. Pa debateve, do të miratojmë program qeveritar për promovimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve.”, tha z. Hani.

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, Ylber Sela, i prezantoi peripecitë që ky institucion i ka kaluar deri në fillimin e funksionimit të saj. Ai kërkoi ndihmë nga profesorët dhe studentët që të kontribuojnë dhe t’i bashkëngjiten asaj, duke këshilluar dhe ndihmuar në aspektin profesional. Ai paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes që u mundëson studentëve të UEJL-së të kryejnë praktikën në këtë institucion, kurse konkretisht do të angazhojë dhe këshillojë profesorët me përvojë profesionale të Universitetit.

Prodekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Doc. Dr. Demush Bajrami, duke folur për rëndësinë e debatit dhe përfshirjes së akademisë së UEJL-së në këto diskutime tregon pjekurin institucionale dhe vetëdijesimin e kuadrit. Sipas tij, gjuha është mjet i fisnikërimit të identitetit kulturor dhe kombëtar i një individi.

Në debat, me sugjerime, ide por edhe kritika u përfshinë profesorët, përfaqësues të menaxhmentit dhe ekspertë të tjerë, të cilët shprehën qëndrimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Google+